Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Për Ne

Për infrastrukturën e çdo ekonomie të zhvilluar është thelbësore një sistem efikas i Metrologjisë. Metrologjia e zhvilluar është një nga bazat e cilësisë dhe përparimit në: tregti, industri, shkencë, teknologji, shëndet publik dhe mbrojtje të mjedisit. Në Republikën e Kosovës, AMK- Agjencia e Metrologjisë së Kosovës është e përgjegjëse për të ofruar këto shërbime.

  • Të ruajë, të zhvillojë dhe të përdorë etalonët kombëtare të njësive të matjeve;
  • Siguron ekuivalencën dhe njohjen e tyre ndërkombëtare.
  • Të mbrojë konsumatorët nëpërmjet organizimit të kontrollit të instrumenteve matës në fushat e transaksioneve zyrtare dhe tregtare, mbrojtjen e shëndetit, mjedisit dhe sigurisë teknike, si dhe kontrollin sasior të para paketimeve;
  • Të ofrojë shërbime të kalibrimit prodhuesve dhe përdoruesve të mjeteve matëse për të qenë konkurrues në tregun e brendshëm dhe të jashtëm.

Agjencia e Metrologjisë së Kosovës si Institucion Nacional me qendër në Prishtinë dhe me njësinë rajonale në Prizren është në varësi të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë. AMK punon për zhvillimin e tre drejtimeve të metrologjisë në vendin tonë: metrologjisë shkencore, industriale dhe metrologjisë ligjore.
Kështu që AMK është në krye të sistemit kombëtar të Metrologjisë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors