Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Njësitë Matëse në Metrologji

  Ideja për sistemin metrik – një sistem njësish i bazuar tek metri dhe kilogrami – lindi gjatë Revolucionit Francez kur u ndërtuan dy standarde reference artifakti prej platini për metrin dhe kilogramin, të cilat u depozituan ne Arkivën Kombëtare Franceze në Paris në vitin 1799 – e që më vonë do të njiheshin si Metri i Arkivës dhe Kilogrami i Arkivës. Akademia Franceze e Shkencave u autorizua nga Asambleja Kombëtare të ndërtonte një sistem të ri njësish për t’u përdorur në të gjithë botën, dhe në vitin 1946 vendet e Konventës së Metrit pranuan sistemin MKSA (metri, kilogrami, sekonda, amperi). Në vitin 1954, MKSA-ja u zgjerua më tej duke përfshirë kelvinin dhe kandelën. Sistemi mori më vonë emrin Sistemi Ndërkombëtar i Njësive, SI (Le Système International d’Unités).

Sistemi SI u krijua në vitin 1960 nga Konferenca e 11-të e Përgjithshme e Peshave dhe Masave CGPM: “Sistemi Ndërkombëtar i Njësive, SI, ështe sistemi koherent i njësive i miratuar dhe i rekomanduar nga CGPM”.

Në konferencën e 14-të të CGPM-së të mbajtur në 1971 SI u zgjerua përsëri me molin si njësia bazë për sasinë e substancës. Sistemi SI përbëhet tani nga shtatë njësi bazë, të cilat sëbashku me njësitë rrjedhëse përbëjnë një sistem koherent të njësive. Përveç kësaj, janë pranuar disa njësi të tjera jashtë sistemit SI për përdorim me njësitë SI.

Njësitë Bazë

Njësitë bazë të sistemit SI janë blloqet ndërtuese të sistemit dhe të gjitha njësitë e nxjerra nga to. Kur Maksuelli paraqiti konceptin e sistemit koherent, ai identifikoi tri madhësi që do të përdoreshin si bazë: masagjatësia dhe koha. Giorgi më vonë paraqiti nevojën për një njësi bazë elektrike e cila u zgjodh njësia e rrymës elektrike. Tri njësitë e tjera bazë të sistemit (për temperaturë, substancë dhe intensitet të dritës) u shtuan më vonë

Njësitë bazë

Madhësia Simboli Njësia Simboli Përkufizimi
Gjatësia l metri m Një metër është rruga që kalon rrezja e dritës në vakum brenda (1/299 792 458) sekondash.
Masa m kilogrami kg Masa prej një kg është madhësia e cilindrit që ruhet si prototip i kilogramit në Qendrën Internacionale të Sistemit SI në Paris.
Koha t sekonda s Është intervali i vibrimit te elementit kimik Caesium Cs me numër atomik 55, e shprehur ne Sekonda dhe qe njihet si “Ora Atomike” (DPM)
Intensiteti i rrymës elektrike I amperi A 1 Amperi është sasia e rrymës elektrike, që kalon ndërmjet dy përçuesve paralel me gjatësi të pakufizuar në distancë prej një metri që gjenden në vakum, dhe qe jep një force prej 2×10-7 për çdo metër gjatësi ndërmjet këtyre dy përçuesve.
Temperatura T kelvini K Një kelvin është 273,16 pjesë e temperaturës termodinamike të pikës së ngrirjes së ujit.
Sasia e materies n moli mol Një mol është numri i elementeve që e përbëjnë një substancë, që i përgjigjet numrit të atomeve në 0,012 karbon të pastër 12C.
Intensiteti i dritës l V kandela cd Një kandelë është intensiteti i dritës në një drejtim të caktuar, që një burim i cili prodhon rrezet me frekuencë 540 · 1012 herc, dhe intensiteti i tyre në këtë drejtim është 1/683 W për steradian.

Parashtesat e Sistemit Ndërkombëtar të Njësive janë shtuar në emrat e njësisë për të prodhuar shumëfishin ose nënfishin e njësive origjinale. Të gjithë ata janë fuqi me bazën 10. Për shembull, kilo– shënon njëmijë dhe mili– shënon një të njëmijtën, kështu që janë një mijë milimetra në metër dhe një mijë metra në kilometër. Parashtesat nuk kombinohet asnjëherë, për shembull një e milionta e një metri është mikrometri dhe jo një milimilimetër. Shumëfishat për kilogramin janë shënuar duke marrë për bazë gramin, kështu që një e milionta e një kilogrami është miligrami, njo mikrokilogrami.

10n Prefiksi Simboli Emri Ekuivalenti decimal
1024 jota Y kuadrilion 1 000 000 000 000 000 000 000 000
1021 zeta Z triliard 1 000 000 000 000 000 000 000
1018 eksa E trilion 1 000 000 000 000 000 000
1015 peta P billiard 1 000 000 000 000 000
1012 tera T bilion 1 000 000 000 000
109 giga G miljard 1 000 000 000
106 mega M milion 1 000 000
103 kilo k mijë 1 000
102 hekto h qindë 100
101 deka da dhjetë 10
10−1 deci d e dhjeta 0,1
10−2 cento c e qinta 0,01
10−3 mili m e mijta 0,001
10−6 mikro µ e milionta 0,000 001
10−9 nano n e miliardta 0,000 000 001
10−12 piko p e bilionta 0,000 000 000 001
10−15 femto f e biliardta 0,000 000 000 000 001
10−18 ato a e trilionta 0,000 000 000 000 000 001
10−21 septo z e triliardta 0,000 000 000 000 000 000 001
10−24 jokto y e kuadrilionta 0,000 000 000 000 000 000 000 001

Shëndrrues të njësive matëse :

Linqe online për konvertues të njësive:

http://www.derivative-calculator.net/

http://www.unitconverters.net/

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors