Laboratori i matjeve në fushën e forcës është ngritur për t’iu përgjigjur nevojave të industrisë në Republikën e Kosovës, kryesisht sektorit të ndërtimit. Aktivitetet primare të laboratorit të forcës janë sigurimi i gjurmueshmërisë së matjeve në nivel ndërkombëtar për njësinë fizike të forcës dhe transmetimi i njësisë së forcës në nivel më të ulët, deri tek përdoruesit e fundit.
Gjurmueshmeria e matjeve në nivel ndërkombëtar arrihet nëpërmjet krahasimit/kalibrimit të serisë së shëndrruesve referntë të forcës në një Institut Kombëtar të Metrologjisë, i cili ka të deklaruar Aftësitë Matëse dhe Kalibruese në BIPM KCDB (kalibrimi i serisë së shëndrruesve në diapazonin nga 5 kN deri në 3 000 kN është realizuar në Institutet Kombëtare të Turqisë, Republikës së Çekisë dhe Gjermanisë).
Transmetimi i njësisë së forcës deri tek përdoruesit e fundit realizohet nëpërmjet kalibrimit, duke ndjekur procedura standarde .
Procedurat e Kalibrimeve
Transmetimi i njësisë së forcës tek përdoruesit e fundit realizohet duke i zbatuar procedurat e kalibrimit:
- Sipas standardit SK EN ISO 7500-1 (Makinat për testim të materialeve për ngarkesë statike një aksiale në tërheqje dhe shtypje).
- Sipas standardit SK EN ISO 12390-4 (Makinat e provave në shtypje).
Instrumentet matës dhe pajisjet e përdorura për kalibrim:
• Seri shëndrruesve të forcës në tërheqje dhe shtypje me fushë matjeje nga 5kN, 20kN,50 kN 100kN, 250 kN; 500kN; 600 kN; 2000kN dhe 3000kN;
• amplifikator digjital me saktësi të lartë, GTM LT-digitizer me saktësi matje 0.0025 %
• Softuer për regjistrimin direkt të vlerave të matjes.
Për kalibrimin e makinave testuese në tërheqje dhe shtypje, laboratori është i pajisur edhe me shumë pajisje ndihmëse për matjen e:
- Fortësisë së pllakave të metalit
- Vrazhdësisë së pllakave të metalit,
- Rrafshtësisë së sipërfaqes së pllakave të metalit.
Laboratori, realizon sot kalibrimin në breza te caktuara te matjes dhe certifikimin e makinave testuese të materialeve në të gjithë laboratorët e testuese për materiale të ndërtimit.



Amplifikatori me Shëndrruesi i Forcës Matja e fortësisë Matja e vrazhdësisë së sipërfaqes