Laboratori i Presionit është ngritur për t’iu përgjigjur nevojave të ndryshme të industrisë dhe bizneseve duke u përfshirë në zhvillimet e ndryshme të matjeve për ofrimin e shërbimeve të kalibrimit tek laboratorët e nivelit të mesëm dhe përdoruesit përfundimtarë. Përmes bashkëpunimit ndërinstitucional me Universitetin e Prishtinës dhe Universitet tjera, Laboratori i Presionit kontribuon në zhvillimin shkencor në Republikën e Kosovës.
Laboratori i presionit disponon etalonët kombëtare ne fushën e presionit ne Republikën e Kosovës. Objektiv kryesor i Laboratorit të Presionit është ruajtja dhe mirëmbajtja e etalonëve primarë. Gjurmueshmeria e matjeve në nivel ndërkombëtar arrihet nëpërmjet krahasimit/kalibrimit të etalonëve primarë në një Institut Kombëtar të Metrologjisë, i cili ka të deklaruar Aftësitë Matëse dhe Kalibruese në BIPM KCDB.
Duke u nisur nga pajisjet qe disponon laboratori, ne kryejmë shërbime kalibrimi dhe verifikimi në brezin matës:
Matës presioni:
- 0.1-100 bar – presion penumatik
- 1-700 bar presion hidraulik
Barometer (matës i presionit atmosferik)
- 750-1150 mbar, abs.
Instrumente matëse që kalibrohen/verifikohen në laboratorin e presionit janë:
- Matës analog të presionit;
- Matës digjital të presionit
- Shëndrrues/transmetues të presionit;
- Matës analog/digjital i presionit atmosferik.
Verifikimi i saktësisë se mjeteve matëse te përdoruesit realizohet nëpërmjet kalibrimit me procedura te akredituara. Kompetenca e stafit të laboratorit të presionit është e njohur ndërkombëtarisht nga kryerja e krahasimeve ndër-laboratorike që ka kryer ky laborator. Si rezultat i kompetencës profesionale, laboratori i presionit është akredituar nga TÜRKAK (Turkish Accreditation Agency) ne muajin Shtator 2022, në përputhje të plotë me standardin EN ISO/IEC 17025:2017 me certifikatën e akreditimit nr.: AB-0273-K. Aftësitë matëse (CMC) janë përshkruar në tabelat e mëposhtme.






