Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Laboratori i Presionit

Laboratori i Presionit është  ngritur për t’iu përgjigjur nevojave të ndryshme të industrisë dhe bizneseve duke u përfshirë në zhvillimet e ndryshme të matjeve për ofrimin e shërbimeve të kalibrimit tek laboratorët e nivelit të mesëm dhe përdoruesit përfundimtarë. Përmes bashkëpunimit ndërinstitucional me Universitetin e Prishtinës dhe Universitet tjera, Laboratori i Presionit kontribuon në zhvillimin shkencor në Republikën e Kosovës.

Laboratori i presionit  disponon etalonët kombëtare ne fushën e presionit ne Republikën e Kosovës. Objektiv kryesor i Laboratorit të Presionit është ruajtja  dhe mirëmbajtja e etalonëve primarë. Gjurmueshmeria e matjeve në nivel ndërkombëtar arrihet nëpërmjet krahasimit/kalibrimit të etalonëve primarë në një Institut Kombëtar të Metrologjisë, i cili ka të deklaruar Aftësitë Matëse dhe Kalibruese në BIPM KCDB.

Duke u  nisur nga pajisjet qe disponon laboratori, ne kryejmë shërbime kalibrimi dhe verifikimi në brezin matës:

Matës presioni:

  • 0.1-100 bar – presion penumatik
  • 1-700 bar presion hidraulik

Barometer (matës i presionit atmosferik)

  • 750-1150 mbar, abs.

Instrumente matëse që kalibrohen/verifikohen në laboratorin e presionit janë:

  • Matës analog të presionit;
  • Matës digjital të presionit
  • Shëndrrues/transmetues të  presionit;
  • Matës analog/digjital i presionit atmosferik.

Verifikimi i saktësisë se mjeteve matëse te përdoruesit realizohet nëpërmjet kalibrimit me procedura te akredituara. Kompetenca e stafit të laboratorit të presionit është e njohur ndërkombëtarisht nga kryerja e krahasimeve ndër-laboratorike që ka kryer ky laborator. Si rezultat i kompetencës profesionale, laboratori i presionit është akredituar nga TÜRKAK (Turkish Accreditation Agency)  ne muajin Shtator 2022, në përputhje të plotë me standardin EN ISO/IEC 17025:2017 me certifikatën e akreditimit   nr.: AB-0273-K.   Aftësitë matëse (CMC) janë përshkruar në tabelat e mëposhtme.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors