Laboratori i vëllimit dhe rrjedhjes ju pëgjigjet kerkesave të ndryshme të bizneseve, industrisë dhe institucioneve të Republikes së Kosoves në lidhje me sigurinë dhe saktësinë matjeve në këtë fushë.
Aktivitetet
Gjurmueshmeria
Gjurmueshmëria në Laboratorin e rrjedhjes dhe vëllimit sigurohet nga brenda përmes gjurmueshmërisë së Laboratorit të Masës, nëpërmjet 2 grupeve të peshave të klasës së saktësisë E1 në rangun nga 1 mg në 10 kg. Kalibrimi i grupeve të peshave të klasës së saktësisë E1 kryhet në laboratorët e Instituteve Kombëtare Evropiane të Metrologjisë (NMI) që janë të akredituar nga organi akreditues nënshkrues i marrëveshjes së EA MLA ose që kanë një CMC të publikuar në bazën e të dhënave të BIPM KCDB.
Metodat matëse/kalibruese
Laboratori mban dhe ruan etalonet primar të vëllimit dhe rrjedhjes dhe ofron shërbime kalibrimi të mjeteve matëse të vëllimit dhe rrjedhjes me dy metoda:
Ofrimi i shërbimeve kalibruese më metoden gravimetrike
Ofrimi i shërbimeve kalibruese më metoden volumetrike
Ofrimi i shërbimeve kalibruese të Alkooltestave
Gjithashtu në laboratorin e rrjedhjes dhe vëllimit realizohet edhe kalibrimi i alkooltestave
Metoda e përdorur për kalibrimin e Alkooltestave është metoda me Dry Gas
Dry gasi i përdorur është gas referent i gjurmueshem dhe i pajisur me ҫertifikatë të kalibrimit
Pjesëmarrja në nderkrahasime laboratorike
Laboratori i vëllimit dhe rrjedhjes ka marrë pjesë në ndërkrahasime laboratorike në projekte të EURAMET-it dhe ndërkrahasime laboratorike bilaterale me vendet e BE-së dhe rajonit.
Aftësitë Matëse & Kalibruese të Laboratorit:
Aftësitë matëse dhe kalibruese të laboratorit realizohen sipas procedurave kalibruese të validuara të mbështetura në ndërkrahasimet laboratorike dhe standarde relevante.
Laboratori i rrjedhjes dhe vëllimit është akredituar nga TÜRKAK (Turkish Accreditation Agency) ne muajin Shtator 2022, në përputhje të plotë me standardin EN ISO/IEC 17025:2017 me certifikatën e akreditimit nr.: AB-0273-K.
Aftësitë matëse (CMC) janë përshkruar në tabelat e mëposhtme:


















