Në kuadër të rolit të rëndësishëm që metrologjia ka në bashkëpunimin ekonomik rajonal dhe ndërkombëtar, Agjencia e Metrologjisë së Kosovës (AMK) zhvillon dhe zgjeron aktivitetet në fushën e metrologjisë në nivel bilateral e shumëpalësh me institucionet brenda dhe jashtë vendit. AMK ka nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi me Institutin Turk të Metrologjisë (TUBITAK-UME), Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë së Shqipërisë (DPM).
Me partneret në vend janë nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi me Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, me Drejtorinë e Akreditimit të Kosovës (DAK), Doganat e Kosovës, Zyrën për mbrojtjen e Konsumatorit dhe Inspektoratin e Tregut.
Agjencia e Metrologjisë së Kosovës është Institucion Nacional i cili përfaqëson Republikën e Kosovës në punën e organizatave në fushën e metrologjisë, si dhe zhvillon Sistemin e Metrologjisë së Kosovës, në baze te Strategjisë së Zhvillimit te Metrologjisë së Kosovës e miratuar nga Qeveria e Kosovës