Laboratori i Presionit është  ngritur për t’iu përgjigjur nevojave të ndryshme të industrisë dhe bizneseve duke u përfshirë në zhvillimet e ndryshme të matjeve për ofrimin e shërbimeve të kalibrimit tek laboratorët e nivelit të mesëm dhe përdoruesit përfundimtarë. Përmes bashkëpunimit ndërinstitucional me Universitetin e Prishtinës dhe Universitet tjera, Laboratori i Presionit kontribuon në zhvillimin shkencor në Republikën e Kosovës.

Laboratori i presionit  disponon etalonët kombëtare ne fushën e presionit ne Republikën e Kosovës. Objektiv kryesor i Laboratorit të Presionit është ruajtja  dhe mirëmbajtja e etalonëve primarë. Gjurmueshmeria e matjeve në nivel ndërkombëtar arrihet nëpërmjet krahasimit/kalibrimit të etalonëve primarë në një Institut Kombëtar të Metrologjisë, i cili ka të deklaruar Aftësitë Matëse dhe Kalibruese në BIPM KCDB.

Të gjitha pajisjet për Laboratorin e Presionit janë sjellë në vitin 2017. Këto  pajisje  janë nga prodhuesi  WIKA (DH-Budenberg).

Laboratori i presionit ka këto pajisje:

Për presion hidraulik:

  • Peshore presioni hidraulike CPB 5800- me dy sisteme matje: 1…60 bar (presione të ultë) dhe 10…700 bar (presione të lartë)
  • Kalibrator mobil CPH6000 me censor presioni 0…25 bar; 0…250 bar dhe 0…1000 bar për presion hidraulik
  • Pompë ndër krahasuese për presion me vaj CPP1000-X: me brez presioni 0…1000 bar
  • Pompë ndër krahasuese për presion me ujë CPP1000-X: me brez presioni 0…1000 bar

Për presion me gaz:

  • Peshore presioni me gaz CPB 5000- me sisteme matëse 0,2… 10 bar dhe 0,4…100 bar
  • Kalibrator mobil CPH6000 me censor presioni 0…25 bar; 0…100 bar për presion me gaz
  • Pompë presioni ndër krahasuese me gaz CPP120-X:me brez presioni 0…120 bar
  • Pompë dore me presion pneumatik CPP30: me brez presioni-0.95…35 bar

Duke u  nisur nga pajisjet qe disponon laboratori, ne kryejmë shërbime kalibrimi dhe verifikimi për instrumente te ndryshëm si me poshtë :

  • Manometra presioni me tub Bourdon;
  • Manometra digjital
  • Kalibratorë presioni;
  • Censorë presioni

         

Emrtimi Viti