Laboratori i matjeve në fushën e forcës është ngritur për t’iu përgjigjur nevojave të industrisë në Republikën e Kosovës, kryesisht sektorit të ndërtimit. Aktivitetet primare të laboratorit të forcës  janë sigurimi i gjurmueshmërisë së matjeve në nivel ndërkombëtar për njësinë fizike të forcës dhe transmetimi i njësisë së forcës në nivel më të ulët, deri tek përdoruesit e fundit.

Gjurmueshmeria e matjeve në nivel ndërkombëtar arrihet nëpërmjet krahasimit/kalibrimit të serisë së shëndrruesve referntë të forcës në një Institut Kombëtar të Metrologjisë, i cili ka të deklaruar Aftësitë Matëse dhe Kalibruese në BIPM KCDB (kalibrimi i serisë së shëndrruesve në diapazonin nga 5 kN deri në   3 000 kN është realizuar në Institutet Kombëtare të Turqisë, Shqipërisë dhe Gjermanisë).

Transmetimi i njësisë së forcës deri tek përdoruesit e fundit realizohet nëpërmjet kalibrimit, duke ndjekur procedura standarde .

Procedurat e Kalibrimeve
Transmetimi i njësisë së forcës tek përdoruesit e fundit realizohet duke i zbatuar procedurat e kalibrimit:

  • Sipas standardit SK EN ISO 7500-1   (Makinat për testim  të materialeve për ngarkesë statike një aksiale në tërheqje dhe shtypje).
  • Sipas standardit SK EN ISO 12390-4  (Makinat e provave në shtypje).

Instrumentet matës dhe pajisjet e përdorura për kalibrim:
• Seri shëndrruesve të forcës në tërheqje dhe shtypje me fushë matjeje nga 5kN, 20kN, 100kN, 500kN 2000kN dhe 3000kN;
• amplifikator digjital me saktësi të lartë, GTM LT-digitizer me saktësi matje 0.0025 %
• Softuer  për regjistrimin direkt të vlerave të matjes.

Për kalibrimin e makinave testuese në tërheqje dhe shtypje, laboratori është i pajisur edhe me shumë pajisje ndihmëse për matjen e:

  • Fortësisë së pllakave të metalit
  • Vrazhdësisë së pllakave të metalit,
  •  Rrafshtësisë së sipërfaqes së pllakave të metalit.

Laboratori, realizon sot kalibrimin në breza te caktuara te matjes dhe certifikimin e makinave testuese të materialeve në të gjithë laboratorët e testuese për materiale të ndërtimit.

   

Amplifikatori me Shëndrruesi i Forcës         Matja e fortësisë                            Matja e vrazhdësisë së sipërfaqes

Emrtimi Viti