“Metrologji” është shkenca e matjeve.

  “Metrologji shkencore” merret me organizimin, zhvillimin dhe mirëmbajtjen e etalonëve (Standardeve) kombëtare të matjeve.

  “Metrologji industriale” siguron Funksionimin  e përshtatshëm të instrumenteve matëse që përdoren në industri si dhe në procese të prodhimit dhe të testimit me të cilën realizohet krahasimi i rezultateve     të matjes.

   “Metrologji ligjore” është pjesë e metrologjisë, e cila rregullohet me ligj dhe dispozita të tjera nën ligjore, për sigurimin e saktësisë dhe të besueshmërisë në rezultatet e matjes në fushat ku aplikohen instrumente matëse ligjërisht të kontrolluara. Metrologjia ligjore ndikon në transparencën e transaksioneve ekonomike, shëndetësi dhe siguri.

    “Instrument matës” është çfarëdo pajisje apo sistem me funksione matëse.

    “Matje” është seria e veprimeve për përcaktimin e vlerës së një madhësie.

    “Njësi matjeje” është madhësia e caktuar, e pranuar me marrëveshje, për të shprehur në mënyrë sasiore madhësi të tjera të së njëjtës natyrë.

    “Tipi i instrumentit matës” është një seri instrumentesh matëse, me funksion identik, bazuar në të njëjtin parim, që kanë të njëjtin projekt dhe që janë prodhuar nga i njëjti prodhues, në bazë të të njëjtit dokumentacion teknik dhe teknologjik.

    “Standard i matjes, etalon”, Një standard matje është një masë materiale, instrument matës, material referues ose sistem matës i parashikuar për të përcaktuar, realizuar, ruajtur, riprodhuar një vlerë apo me shumë vlera të një madhësie që shërben si referencë.

    “Standard Ndërkombëtar” Standard (etalon) i njohur nga marrëveshja ndërkombëtare si i përshtatshëm për përdorim ndërkombëtar si një bazë për përcaktimin e vlerës së standardeve tjera për madhësitë përkatëse. 

    “Standard kombëtar i matjeve” është një Standard (etalon)  i deklaruar nga Qeveria e Kosoves për të shërbyer në Republikën e Kosovës si një bazë për përcaktimin e vlerave të standardeve të tjera të madhësisë përkatëse.

    “Standard referues”, është një standard (etalon) i  cilësisë më të lartë metrologjike në një vend apo organizatë të dhënë, nga i cili rrjedhin matjet e bëra.

    “Standard i punës”, Standard (etalon ) pune që përdoret në mënyrë rutinore për kalibrim ose kontroll të masave materiale, instrumenteve matëse ose materialeve referuese.

    “Ruajtje e Standardit të matjes” janë të gjitha veprimet e nevojshme për të ruajtur karakteristikat metrologjike të etalonit të matjes, brenda kufijve të caktuar.

    “Material referues” është një material mjaftueshmërisht homogjen dhe i qëndrueshëm, për një apo më shumë cilësi, i përdorur në kalibrim, për përcaktimin e vlerës së një materiali tjetër ose për sigurimin e cilësisë.

    “Material referues i certifikuar” është një material referues, i shoqëruar me një Certifikatë, i cili ka një ose më shumë veti, vlera e të cilës është e certifikuar sipas një procedure që vendos gjurmueshmërinë e transmetimit të njësisë së matjes në realizimin e saktë të njësisë në të cilën vlerat e vetive janë shprehur, dhe për të cilën çdo vlerë e certifikuar është e shoqëruar me pasigurinë  e shpallur me një nivel i dhënë e besueshmërisë.

    “Gjurmueshmëria” është cilësia e rezultatit të matjes ose vlera e etalonit të matjes, e arritur pas një serie zinxhiri krahasimesh me etalonet e përcaktuara të matjes, ndërkombëtare ose kombëtare, që kanë të gjitha një pasiguri dhe nivel besueshmërie të përcaktuar.

Zinxhiri i gjurmueshmërisë

 

    “Kalibrim” është tërësia e veprimeve që kryhen në kushte të veçanta, marrëdhënien ndërmjet vlerave të treguara nga një instrument ose sistem matës, ose të vlerave të dhëna nga një masë materiale ose material referues, si dhe të vlerave korresponduese të realizuara nëpërmjet standardeve.

    “Verifikim” është konfirmimi nëpërmjet ekzaminimit dhe evidentimit, nëse janë plotësuar kërkesat specifike, tekniko-metrologjike.

    “Verifikim i rregullt i një instrumenti matës” është një verifikim i kryer periodikisht dhe në përputhje me ligjin dhe aktet nënligjore.

    “Verifikim jashtë zakonshëm i instrumentit matës” është një verifikim i kryer pas rimodelimit, eliminimit të mosfunksionimeve ose defekteve të tjera teknike (riparim) apo i kryer jashtë periudhës së verifikimit.

    “Emërimi” është autorizim shtetëror i një trupi për vlerësim të konformitetit që kryen aktivitete te caktuar për vlerësim te konformitetit.

    “Çertifikim” është veprimtaria, nëpërmjet së cilës një palë e tretë dhe e pavarur dëshmon zyrtarisht se një produkt, proces apo shërbim është në përputhje me kërkesat e përcaktuara në aktet ligjore dhe nënligjoreose në përputhje me standardet e përcaktuara.

    “Parapaketim” është kombinimi i një produkti dhe një paketimi individual. Një produkt është i paketuar, kur ai vendoset në parapaketim të çfarëdo natyre qoftë, pa qenë blerësi prezent dhe sasia e produktit, që përmbahet në parapaketim, ka një vlerë të paracaktuar dhe nuk mund të ndryshohet pa u hapur parapaketimi ose pa iu nënshtruar një modifikimi të perceptueshëm.

    “Shishe, si enë matëse” është çfarëdo kontejneri i bërë prej qelqi ose ndonjë materiali tjetër, që ka një fortësi dhe qëndrueshmëri të tillë, për të ofruar të njëjtat garanci metrologjike si qelqi, i taposur apo i projektuar për t’u taposur, që destinohet për magazinim, transport ose shpërndarje të lëngjeve e që ka karakteristika metrologjike (karakteristika të projektimit dhe uniformitet të prodhuesit) të tilla, që mund të përdoren si shishe matëse, kur ato mbushen deri në një nivel specifik ose një përqindje të specifikuar të kapacitetit të tyre deri në buzë dhe përmbajtja e tyre mund të matet me një saktësi të mjaftueshme dhe që ka kapacitet nominal nga 0,05 deri në 5 litra brenda.

    “Lejim për hedhje në treg ose vënie në shërbim të instrumenteve matëse ligjërisht të kontrolluara” është leja e dhënë nga Agjencia e Metrologjisë së Kosovës për hedhjen në treg ose vënien në shërbim të instrumenteve matëse ligjërisht të kontrolluara, të cilat nuk kanë shenjën e verifikimit fillestar.

    “Miratim i tipit të instrumenteve matëse” është pranimi i këtyre instrumenteve për verifikim fillestar dhe, kur kjo e fundit nuk kërkohet, autorizimi për t’i hedhur ato në treg dhe/ose për t’i vënë në shërbim.

    “Verifikim fillestar i instrumenteve matëse” është kontrolli i një instrumenti të ri apo të riparuar dhe vërtetimi i përputhjes së instrumentit matës me tipin e miratuar.

    “Instituti Kombëtar i Metrologjisë” është një institut i përcaktuar nga një vendim kombëtar  për të zhvilluar dhe mirëmbajtur etalonët (standardet) kombëtare për një apo disa madhësi.

    “Laboratori Primar” është laboratori i cili kryen dhe adapton në nivel ndërkombëtar kërkime metrologjike themelore dhe që realizon dhe mirëmban standardet në nivelin më të lartë ndërkombëtar

   “ Laboratori kombëtar Referues”, është Laboratori që nëpërmjet përcjelljes së gjurmueshmërisë ndaj laboratorëve tjera primare (të vendeve tjera) është në gjendje të kalibroj pajisje matëse të nivelit më të lartë në Republikën e Kosovës.

   “Laboratori i akredituar”, Laboratori i aprovuar i njohur nga palët e treta për kompetenca teknike laboratorike, sistemin e sigurimit të cilësisë që ai e përdor dhe paanësinë e tij.

   “Akreditimi” Akreditimi është një njohje nga një pale e tretë e kompetencës teknike të një laboratori, sistemit të cilësisë dhe paanshmërisë. Akreditimi jepe në bazë të vlerësimit dhe syrvejimit të rregullt të laboratorit. Zakonisht bazohet në standardin ndërkombëtar