Laboratori i vëllimit dhe rrjedhjes në AMK siguron gjurmueshmërinë e matjeve në fushën e vëllimit dhe rrjedhjes, mban dhe ruan etalonet primare për vëllimin dhe rrjedhjen dhe ofron shërbime kalibrimi të mjeteve matëse të vëllimit dhe rrjedhjes, me metodën volumetrike dhe gravimetrike, dhe atë: Kalibrimi gravimetrik i mikopipetave me diapazon:1 µL deri në 2000 µL; Kalibrimi gravimetrik i mikopipetave me diapazon:1 mL deri në 2000 mL; Kalibrimi i enëve laboratorike (balonave, pipetave, cilindrave, pyknometrave dhe shiringave) me diapazon prej 1 mL deri në 1000 mL; Kalibrimi i etalonëve vëllimor testues me diapason 1 L deri në 20L, Kalibrimin e mjeteve matëse të rrjedhjes; Ky laborator gjithashtu ofron shërbime të verifikimit për mjetet matëse ligjore dhe atë: Verifikimi i mjeteve matëse në pikat shitëse të karburanteve dhe në depozitat e karburanteve, ujëmatësit dhe matësit e gasit LPG. Laboratori i vëllimit dhe rrjedhjes ka marrë pjesë në ndërkrahasime laboratorike në projekte të EURAMET-it dhe ndërkrahasime laboratorike bilaterale me vendet e BE-së dhe rajonit.