Politikat e Sistemit të Menaxhimit të Cilësisë në AMK përcaktojnë arritjen e cilësisë në të gjitha aspektet e punës (kalibrimet, verifikimet) dhe raportimin e përpiktë të rezultateve të matjeve tek klienti, cdo herë duke përdorur pajisje të sakta dhe etalonmatjeje, në përputhje me Standardin SK EN ISO/IEC 17025:2017. Objektivat e cilësisë në AMK që përputhen me SK EN ISO/IEC 17025: 2017 janë: Të sigurojë cilësinë e shërbimit të kalibrimit, dhe të përmirësojë vazhdimishtefektivitetin e Sistemit të Menaxhimit të Cilësisë të AMK-së. Të ofrojë shërbime cilësore të vazhdueshme për të arritur kënaqësinë e konsumatorit në përputhje me kërkesat e tyre. Të sigurojë që i gjithë personeli i AMK-së të jet kompetent dhe i kualifikuar për detyrat që kryen, dhe që i gjithë personeli të njihet me dokumentacionin e sistemit të menaxhimit të cilësisë, në mënyrë që të kryejë shërbime profesionale dhe efektive për konsumatorët e AMK-së. Anëtarësimi i AMK-së në organizatat ndërkombëtare dhe rajonale të metrologjisë dhe përgatit kuadrin e njohjes ndërkombëtare të etaloneve shtetërorë të matjes, e cila është një element kyç për të siguruarnjohje ndërkombëtare për Metrologjinë në Kosovë. Kjo ka një rëndësi të veçantë për të siguruar njohje ndërkombëtare për Metrologjinë në Kosovë në mënyrë që të kontribuojnë drejtpërdrejt në konkurrencën e ekonomisë kosovare në tregun rajonal dhe global dhe në cilësinë e jetës së qytetarëve. Zbatimi i sistemit të menaxhimit të cilësisë është një nga detyrat kryesore të udhëheqjes së AMK-së lidhur me: Politikat e cilësisë që është e njohur për të gjithë punonjësit e AMK-së; Të sigurohet qëndrueshmëri në zbatimin e politikave të cilësisë në të gjitha fushat e punës në AMK. Sistemi i menaxhimit të cilësisë është në përputhje me kërkesat e SK EN ISO/IEC 17025:2017. Faktori më i rëndësishëm për zbatimin e suksesshëm të kërkesave SK EN ISO/IEC 17025:2017 është pjesëmarrja aktive e të gjithë anëtarëve të stafit të AMK-së, në përmbushjen e përgjegjësive dhe detyrave të caktuara. Nëpërmjet kalibrimit të besueshëm, vërtetohet integriteti i plotë i pajisjeve dhe funksionimi i tyre brenda kufijve (tolerancave) të parashikuara dhe specifikimeve, gjë që lejon përdorimin e tyre me besueshmëri më të lartë. Etalonët referues dhe pajisjet e kalibrimit të përdorura nga Laboratorët e AMK-së, mbahen gjithmonë të kalibruara dhe të gjitha rezultatet e publikuara deklarohen me saktësi që mund të mbështeten me anë të të dhënave të dokumentuara të gjurmueshmërisë së tyre. Manuali i Cilësie (MC) përshkruan strukturën e Agjencisë së Metrologjisë së Kosovës (AMK-së) dhe procesin e organizimit sa i përket sigurimit të politikave së cilësisë në shërbimet që kryen. Respektimi i tij garanton që aktivitetet organizative dhe teknike janë planifikuar, mbikëqyrur dhe kontrolluar bazuar në kërkesat e SK EN ISO/IEC 17025. Akreditimi i laboratorëve kalibrues sipas standardit ISO /IEC 17025:2017 Në mbështetje të projektit të Komisionit Evropian “Lëvizja e Lirë e Mallrave(Free Movement of Goods) ”, Agjencia e Metrologjisë së Kosovës ka ngritur Sistemin e Cilësisë dhe e menaxhon sipas standardit ISO/IEC 17025:2017, për laboratorët kalibrues :masë, vëllim dhe rrjedhje , forcë dhe presion, temperaturë dhe lagështi relative, si dhe madhësive elektrike. Në shtator të Vitit 2022 laboratorët kalibrues masë vëllim dhe presion , pas një vlerësimi teknik nga Agjencia Shtetërore e Akreditimit të Turqisë- TURKAK , morën akreditimin me nr. AB-0273-K sipas standardit ISO/IEC 17025:2017 , për brezat matëse siç vijon: Laboratori i Masës – ( 1mg deri më 20 Kg) per gramarE2; Laboratori i Vëllimit - 20µl deri 2000L Laboratori i Presionit - (0.02 deri 10) MPa , për presion pneumatik (0.1 deri 70) MPa, për presion hidraulik Aktivitetet në vijim : Agjencia e Metrologjisë së Kosovës në prioritetet e saja , ka paraparë respektivisht ka përgatitur laboratorët kalibrues të temperaturës dhe lagështisë relative, forcës dhe gjatësisë me matje dimensionale , që në periudhën e vitit 2023/24 , të kryen akreditimin sipas standardit ISO/IEC 17025:2017.