Drejtorati u Metrologjisë Ligjore i cili është në kuadër të Agjencisë së Metrologjisë së Kosovës, aktivitetet e tij i kryen në bazë të Ligjit për Metrologji, Nr.03/L-203, Ligjit Nr.04/L-124 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr.03/L-203, si dhe akteve nënligjore që janë në zbatim të këtyre ligjeve.

Misioni i Drejtoratit të Metrologjisë Ligjore është të mbrojë qytetarët nga matjet e pasakta nëpërmjet kontrollit metrologjik ligjor të mjeteve matëse në fushat e ekonomisë ku bëhen shkëmbime tregtare, mbrojtjen e shëndetit, mbrojtjen e ambientit dhe sigurisë teknike.

Mjetet matëse ligjore të cilat i nënshtrohen kontrollimit metrologjik:

Mjetet matëse të cilat i nënshtrohen kontrollimit metrologjik janë të definuar me Ligjin nr.03/L-203 për Metrologji.

Mjete matëse ligjore janë:

  • Mjetet matëse të cilat përdoren në shkëmbimet tregtare (qarkullim të mallrave) dhe ku produkti ose shërbimi i ofruar përcaktohet në bazë të matjeve;
  • Mjetet matëse që përdoren në shëndetësi, veterinari dhe testim të barërave;
  • Mjetet matëse të cilat përdoren në mbrojtje të mjedisit dhe resurseve natyrore, mbrojtje në punë dhe mbrojtje nga fatkeqësitë, mbrojtjen e konsumatorit dhe mbrojtjen e pasurisë;
  • Mjetet matëse që përdoren ne qarkullim rrugor;
  • Mjetet matëse të kyçura në sistemin e tarifimit, etj.

Të gjitha mjetet matëse ligjore mund të plasohen në tregun e Kosovës, vetëm pasi ta kenë marrë miratimin e tipit të mjetit matës nga AMK-ja, respektivisht nëse ato kanë kaluar procedurat e vlerësimit të konformitetit në përputhje me dispozitat ligjore metrologjike (Rregullorja nr. 06/2016 për mjete matëse).

Mbështetur në funksionet dhe përgjegjësitë, Drejtorati i Metrologjisë Ligjore kryen aktivitete për miratimin e tipit të mjeteve matëse ligjore, verifikimin e mjeteve matëse ligjore në përdorim në Republikën e Kosovës, si dhe ekspertiza metrologjike.

Miratimi i tipit për mjetin matës bëhet pasi të jenë realizuar procedurat dhe pasi të jetë vërtetuar se mjeti matës (mostra) i përmbush kërkesat tekniko-metrologjike (sipas udhëzimit administrativ 02/2013).

Mjeti matës ligjor i cili ka marrë miratimin e tipit i shtrohet detyrimisht verifikimit fillestar, periodik dhe të jashtëzakonshëm (Ligji për Metrologji neni 13. paragrafi 1.1).

Verifikimit fillestar i nënshtrohen vetëm mjetet matëse ligjore të cilat kanë marrë miratimin e tipit nga AMK. Kërkesën për miratimin e tipit të mjetit matëse ligjore e parashtron prodhuesi vendor, importuesi apo përfaqësuesi i autorizuar.

Mjetet matëse të cilat janë të prodhuara në pajtueshmëri me Rregulloren nr.06/2016 për mjete matëse, nëse dëshmohet me dokumente se kanë kaluar procedurat e vlerësimit të konformitetit, me kërkesë të importuesit apo përfaqësuesit të autorizuar, do të regjistrohen në regjistrin e mjeteve matëse në AMK, dhe si të tilla lejohen të vihen në përdorim/në treg.

Verifikimi i rregullt (periodik) i mjeteve matëse:

Verifikimi i rregullt i mjeteve matëse bëhet në afate kohore të përcaktuara, për llojet e caktuara të mjeteve matëse.

Subjektet të cilat shesin energji termike, energji elektrike, ujë apo gaz, janë të detyruara të përkujdesen për verifikim të rregullt të mjeteve matëse të energjisë termike, matësit e gazit, korrektuesve, matësit e ujit dhe matësit e energjisë elektrike.

Verifikimit periodik i nënshtrohen mjetet matës ligjore në bazë të afateve kohore të përcaktuara për llojet e caktuara të mjeteve, sipas Udhëzimit Administrativ nr. 02/2015.

Të gjithë shfrytëzuesit e mjeteve matëse ligjore janë të obliguar që të përdorin vetëm mjetet matëse të cilat janë të verifikuara (Ligji për Metrologji, neni 3, paragrafi 1.25) , në të kundërtën pasojnë sanksionet administrative sipas nenit 45 të Ligjit për Metrologji.

Përgjegjësit për mjetet matëse ligjore në përdorim:

Përgjegjës për mjetet matëse ligjore ne përdorim është shfrytëzuesi, i cili duhet:

-   të përdorë vetëm ato mjete matëse të cilat janë të verifikuara;

-   të mbajë mjetet matëse në gjendje teknike që këto të sigurojnë saktësi të matjes;

-   të paraqes në verifikim mjetet matëse që janë në përdorim, ne pajtim me Ligjin për Metrologji dhe dispozita të miratuara në zbatim të tij;

-    të përdorë mjetet matëse ligjore në përputhje me destinimin e tyre;

-   të mbajë evidencë rreth mirëmbajtjes dhe verifikimit të mjeteve matëse ligjore në përdorim, kur kjo është e përcaktuar.

Mjeti matëse ligjor, që nuk është në përdorim, duhet të jetë i shënuar në mënyrë të dukshme, me shenjën “Mjeti matës jashtë përdorimit”.

Në bazë të këtyre të dhënave konsumatorët duhet të kërkojnë shërbime të cilat bëhen me mjete matëse të kontrolluara, verifikuara dhe vulosura nga Drejtorati i Metrologjisë Ligjore i cili vepron në kuadër të AMK-së.

Aktivitetet (shërbimet metrologjike):

Shërbimet metrologjike në Kosovë aktualisht janë duke u kryer nga Agjencia e Metrologjisë së Kosovës, subjektet ekonomike të autorizuara si dhe  laboratorët apo serviset e autorizuara për përgatitjen e mjeteve matëse për verifikim.

Mjetet matëse ligjore të cilat aktualisht janë duke u verifikuar nga AMK:

  • Gramarë të llojeve dhe kapaciteteve te ndryshme,
  • Peshore të llojeve dhe kapaciteteve te ndryshme,
  • Njehsorë induktiv dhe elektronik monofazor, trefazor dhe grupe matëse për matjen e energjisë elektrike,
  • Mjetet matëse në pikat shitëse të karburanteve (distributorë të karburanteve),
  • Mjetet matëse të gasit LPG;
  • Ujëmatësit;
  • Termometra të llojeve të ndryshëm;

Aktivitetet (shërbimet metrologjike):

Shërbimet metrologjike në Kosovë aktualisht janë duke u kryer nga Agjencia e Metrologjisë së Kosovës, subjektet ekonomike të autorizuara si dhe  laboratorët apo serviset e autorizuara për përgatitjen e mjeteve matëse për verifikim.

Mjetet matëse ligjore të cilat aktualisht janë duke u verifikuar nga AMK:

  • Gramarë të llojeve dhe kapaciteteve te ndryshme,
  • Peshore të llojeve dhe kapaciteteve te ndryshme,
  • Njehsorë induktiv dhe elektronik monofazor, trefazor dhe grupe matëse për matjen e energjisë elektrike,
  • Mjetet matëse në pikat shitëse të karburanteve (distributorë të karburanteve),
  • Mjetet matëse të gasit LPG;
  • Ujëmatësit;
  • Termometra të llojeve të ndryshëm;

Në kuadër të Drejtoratit të Metrologjisë Ligjore veprojnë këto laboratore:

  • Laboratori i masës;
  • Laboratori i matjeve elektrike;
  • Laboratori i vëllimit dhe rrjedhjes;
  • Laboratori i termometrisë;
  • Laboratori i forcës dhe presionit.

Laboratori i masës, kryen testimin dhe verifikimin e mjeteve matëse të masës (peshoreve dhe gramarëve) që janë në qarkullim publik. Verifikimi kryhet në bazë të kërkesës nga subjektet të cilat kanë në posedim mjete matëse të masës (peshore apo gramar).

Laboratori i matjeve elektrike, përmes të cilit kryhet verifikimi i njehsorëve të energjisë elektrike para daljes në treg nga ana e importuesve. Verifikimi i këtyre njehsorëve kryhet nga zyrtarët kompetent nga AMK në Laboratorin e matjeve elektrike, në laboratorin e autorizuar të KEDS-it nga ana e AMK-së, apo edhe në laboratoret e akredituara jashtë vendit. Për njehsorët elektrik të energjisë aktive, të cilat janë prodhuar në pajtueshmëri me Rregulloren nr.06/2016 për mjete matëse, verifikimi i parë kryhet nga prodhuesi apo trupi i autorizuar për vlerësim të konformitetit.

Laboratori vëllimit dhe rrjedhjes, kryen verifikimin mjeteve matëse të rrjedhjes, siç janë mjetet matëse në pikat shitëse të karburanteve, përkatësisht verifikimin e sasisë së rrjedhjes (litrave) të karburanteve përmes volumetrave, mjetet matëse në autobote, kokat mbushëse në deponitë e karburanteve, verifikimin e mjeteve matëse të gasit, ujëmatësave, etj. Verifikimi kryhet me anë të etalonëve volumetrik të cilët mund të jenë mobil (të montuara në automjete) apo statik, të vendosura në hapsira të përshtatshme në laboratore. Në kuadër të AMK-së janë dy etalon-kombi me të cilët realizohet procesi i verifikimit të pikave shitëse të karburanteve, si dhe dy pajisje testuese për verifikimin e mjeteve matëse të gasit LPG.

                

Gjithashtu ky laborator bënë edhe verifikimin e ujëmatësave, në tavolinën shqyrtuese për verifikimin e ujëmatësave, e cila gjendet në laboratorin e autorizuar për përgatitjen e ujëmatësave për verifikim në KRU “Hidroregjionin Jugor” në Prizren .

Laboratori i termometrisë – kryen testimin dhe kalibrimin e mjeteve matëse të temperaturës (termometrave) dhe lagështisë relative të cilët përdoren në lëmi të ndryshme si në tregti, industri, shëndetësi, mbrojtje të ambientit, siguri, etj. Laboratori i termometrisë në AMK disponon pajisje të cilat janë të gjurmueshme në shkallën ndërkombëtare të ITS90, realizuar përmes kalibrimeve ndërkrahasuese me institucionet simotra.

Laboratori i Temperaturës ofron shërbime kalibrimi me metodën e krahasimit përmes termometrava etalon që realizon shkallën ndërkombetare të temperaturës  ITS90  në brezin prej - 60°C deri ne 1050°C.

Në këtë laborator gjithashtu bëhet kalibrimi i:

  • Termometrave me lëng në çelq;
  • Termometrave me rezistencë omike;
  • Termometrave me termo-çift;
  • Termometrave digjital;
  • Termometrave me lexim analog, si dhe 
  • Kalibrimi i termohygrometrave në brezin 15% RH deri me 75% RH.

Agjencia e Metrologjisë së Kosovës, respektivisht Drejtorati i Metrologjisë Ligjore është duke bërë ngritjen e kapaciteteve njerzore të stafit të saj, përmes trajnimeve të ndryshme profesionale nga ekspertë të kësaj fushe, si në laboratoret përkatëse të saj, ashtu edhe jashtë Kosovës në vende të cilat kanë metrologji të zhvilluar.

Këto laboratore vazhdimisht janë duke u kompletuar me etalonë dhe pajisje të cilat përdoren për aktivitete të ndryshme metrologjike.

Në të ardhmen parashihet që të krijohen edhe:

  • Laboratori i gjatësisë;
  • Laboratori i parapaketimeve;
  • Laboratori i presionit;
  • Laboratori i kohës dhe frekuencës dhe
  • Laboratori i matjeve kimike.