Në kuadër të rolit të rëndësishëm që metrologjia ka në bashkëpunimin ekonomik rajonal dhe ndërkombëtar, Agjencia e Metrologjisë së Kosovës (AMK) zhvillon dhe zgjeron aktivitetet në fushën e metrologjisë në nivel bilateral e shumëpalësh me institucionet brenda dhe jashtë vendit. AMK ka nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi me Institutin Turk të Metrologjisë (TUBITAK-UME), Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë së Shqipërisë (DPM).

Me partneret në vend janë nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi me Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, me Drejtorinë e  Akreditimit të Kosovës (DAK), Doganat e Kosovës,  Zyrën për mbrojtjen e Konsumatorit dhe  Inspektoratin e Tregut.

Agjencia e Metrologjisë së Kosovës  është Institucion Nacional  i cili  përfaqëson Republikën e Kosovës në punën e organizatave në fushën e metrologjisë, si dhe zhvillon Sistemin e Metrologjisë së Kosovës, në baze te Strategjisë së Zhvillimit te Metrologjisë së Kosovës e miratuar nga Qeveria e Kosovës

•           OIML – Organizata Ndërkombëtare e Metrologjisë Ligjore – në të cilën AMK synon anëtarësimin sa ma te shpejt

•           EURAMET – Shoqata Evropiane e Instituteve Kombëtare të Metrologjisë – në të cilën AMK është organizate ndërlidhëse nga  Viti 2010 ku  me te drejta te barabarta merr pjese ne te gjitha projektet e organizuara.

•           WELMEC – Bashkëpunimi Evropian në Metrologjinë Ligjore – AMK është anëtare me drejta te plota.

•           IMEKO – Konfederata Ndërkombëtare e Matjeve – AMK synon anëtarësimin e saj

•           BIPM-CGPM – Byroja e Peshave dhe Masave – Kosova ne vitet ne vijim synon anëtarësimin si Anëtare e Asociuar në Konferencën e Përgjithshme mbi Peshat dhe Masat.