Agjencia e Metrologjisë së Kosovës (AMK) është Institucion i vetëm Nacional për Metrologji, që e zhvillon aktivitetin në bazë të Ligjit për Metrologji, nr.03/L-203, Ligjit Nr.04/L-124 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr.03/L-203, Ligjit për Punimet nga Metalet e Çmuara, nr.04/L-154, si dhe në bazë të akteve nënligjore që janë në zbatim të ligjeve të lartëpërmendura. AMK ka 17 punonjës dhe është e organizuar në departamente si më poshtë vijon: • Drejtorati e Metrologjisë Shkencore dhe Industriale (DMSHI) • Drejtorati e Metrologjisë Ligjore (DML) • Metalet e Çmuara • Mbikqyrja Metrologjike