Laboratori i matjeve elektrike në AMK, përmes etalonëve primar siguron gjurmueshmërinë e madhësive elektrike në njësitë e Sistemit SI.  Ky  laborator për shërbimet e kalibrimit mund të bëjë kalibrimin e multimetrave elektrikë, kalibratorëve multifunksional, rezistorëve standard, rezistoreve dekadë dhe amper danave.

Sa i përket kalibrimit të multimetrit elektrikë, kalibrimi i tij mund të bëhe në dy metoda, atë direkte dhe atë të zëvendësimit, në madhësitë elektrike si:

  • Tension të vazhduar në brez nga 22 mV deri në 1000 V
  • Rrymë të vazhduar në brez nga 0.1 mA deri 20 A
  • Tension Alternativnë brez nga 0.7 V deri 1000 V për frekuenca nga 40 Hz deri 100 kHz
  • Rrymë alternative në brez nga 10 mA deri 20 A për frekuenca nga 40 Hz deri në 1kHzdhe
  • Rezistencë në brez nga 1Ω deri në 1GΩ.

Kalibrimi i kalibratorëve multifunksional realizohet në këta breza:

  • Tension të vazhduar në brez nga 0.01 V deri në 1000 V;
  • Rrymë të vazhduar në brez nga 0.1 mA deri 20 A;
  • Tension Alternativnë brez nga 0.7 V deri 1000 V për frekuenca nga 40 Hz deri 100 kHz;
  • Rrymë alternative në brez nga 10 mA deri 20 A për frekuenca nga 40 Hz deri në 1kHz;dhe
  • Rezistencë në brez nga 1Ω deri në 1GΩ.

Kalibrimi i rezistorëve standard dhe rezistorëve dekadë mund të bëhet në brez nga 1Ω deri në 1GΩ, ndërsa sa i përket amper danave, kalibrimi i tyre mund të bëhet në brezin 0.1 A deri në 1000 A.

Për të kryer aktivitetet kryesore, ky laborator është i pajisur  me instrumentet matese të nevojshëm si:

  • Etaloni referent portabel PRS400.3;
  • Burimi referent portabel PRS400.3;
  • Multimetër referent, Fluke, tipi 8508A;
  • Kalibrator testues multifunksional, Fluke, tipi 5320A;
  • Kalibrator universal Fluke tipi
  • Etaloni referent i elektrikes, Radian Research RD 33-234;
  • Etaloni për testimin e njehsorëve elektrik, Radian RD 31-222.
  • Gjurmueshmëria sigurohet nëpërmjet kalibrimit direkt të instrumentëve të lartpërmendur në një Institut Kombëtar Metrologjie, i cili ka  deklaruar CMC në BIPM KCDB për të mbështetur kalibrimin e mjeteve matëse elektrike.

   

Multimetri referent                           Kalibratori                                     Tavolina testuese portative