Laboratori i masës është një nga laboratorët më të vjetër në AMK, kjo për vetë faktin që masa është një nga madhësitë fizike bazë dhe matjet në fushën e masës janë të nevojshme në çdo sektor apo industri. Aktivitetet primare të laboratorit të masës janë sigurimi i gjurmueshmërisë së matjeve në nivel ndërkombëtar për njësinë fizike të masës dhe transmetimi i njësisë së masës në nivel më të ulët, deri tek përdoruesit e fundit. Aktivitetet primare të laboratorit të masës janë: Ruajtja dhe mbajtja e njësisë së masës (Kilogram) në Republikën e Kosovës, Sigurimi i gjurmueshmërisë së matjeve në nivel ndërkombëtar për njësinë fizike të masës (Kilogram) dhe transmetimi i njësisë së masës në nivel më të ulët, deri tek përdoruesit e fundit. Pjesëmarrja në ndër krahasime laboratorike në nivel ndërkombëtar dhe rajonal për deklarimin e CMC-ve, në nivel të klasës E2, mbetet një nga objektivat strategjikë të laboratorit të masës. Aktiviteti: – Kalibrimi i gramarëve standard në kufijtë 1 mg – 20 kg klasa E2 – Kalibrimi i gramarëve standard në kufijtë 1 mg – 20 kg klasa F1. – Kalibrimi i instrumentëve jo-automatikë të peshimit NAWI deri në kufijtë 1000 kg, në përputhje me Guiden: EURAMET – cg/18 – v4 – 2012, Aftësitë Matëse & Kalibruese të Laboratorit: Aftësitë matëse për kalibrimin e gramarëve të klasës E2, që janë arritur ne ndër krahasime bilaterale për tu publikuar ne KCDB te BIPM Fusha e matjes Kufijtë e matjes Pasiguria e zgjeruar e matjes (k=2) Masë 1 mg – 100 mg ( 2 - 2.5 ) µg Masë 0.1 g – 1 g ( 02.5 - 3.7 ) µg Masë 1 g – 10 g ( 3.7 – 7 ) µg Masë 10 g – 100 g (7 – 20 ) µg Masë 0.1 kg – 1 kg 0.02 mg – 0.45 mg Masë 1 kg – 10 kg 0.45 mg – 5.06 mg Masë 20 kg 9.34 mg Etaloni kombëtar i masës 1kg i Republikës së Kosovës është pjese e setit 1 mg – 10 kg klasa E1 prej materiali çelik të paoksidueshëm, i gjurmueshëm në Sistemin Ndërkombëtar të Njësive SI, nëpërmjet kalibrimit të realizuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Metrologjisë në Shqipëri, Etaloni kombëtar ruhet dhe mbahet në Laboratorin e Masës në AMK dhe përdoret si standarde primar për sigurimin e gjurmueshmërise së rezultatit të matjeve në nivel kombëtar, nëpërmjet kalibrimeve që laboratori kryhen për nevojat e sigurimit dhe besueshmërisë së matjeve në nivele më të ulëta dhe në sistemin kombëtar të matjeve dhe industri Me anë të etalonëve të punës të klasës E2 sigurohet gjurmueshmeria për laboratorët e akredituar dhe ato laboratore që përdorin peshore analitike ose komperatorë të masës të shërbimit parësor, shëndetësisë, ushqimit, veterinarisë, mjedisit industrisë etj. Etalonët e klasës E2 janë të gjurmueshëm në etalonin primar të klasës E1 nëpërmjet kalibrimit në laboratorin e masës, në përputhje me rezultateve te arritura ne ndër krahasimeve Pajisjet: Laboratori i masës ka në disponim të gjitha pajisjet e nevojshme për të siguruar gjurmueshmërinë e gramarëve në kufijtë: 1 mg – 10 kg klasa E2, 1 mg – 50 kg klasa E2, 1 mg – 20 kg klasa F1 dhe peshoret analitike deri në kufijtë 600 kg. Pjesëmarrja në Projekte Nderkrahasimi • Projekt bilateral Ndërkrahasimi HMI – AMK Pilot HMI Kroacia. Etalon 200 g, 500g, 1kg, Klasa E1 • Projekt bilateral Ndërkrahasimi IPQ – AMK: Etalon e mase 1 kg, klasa E1. Pilot IPQ Portugali...