Sektori i metaleve të çmuara Egzaminimi dhe shenjimi i punimeve prej metaleve të çmuara në Republikën e Kosovës daton nga Viti 1946 me seli në Prizren dhe ka qenë në kuadër të Kontrollit për masa dhe metalet e çmuara. Egzaminimi i punimeve dhe pëcaktimi i pastërtisë të punimeve nga ari dhe argjendi është kryer me metodën krahasuese (metoda preliminare ) në gurë me materialet referente (gjilpëra provuese) dhe acidet përkatëse për pastërti të ndryshme të punimeve nga ari dhe argjendi. Nga Viti 1982 Laboratori i metaleve të çmuara në Prizren është paisur me paisjen për kupelim-fura për kupelim për kryerje e analizave Kimiko kuantitative të punimeve nga ari- Metoda e kupelimit dhe me paisjen- bireta gjysëm automatike për kryerjen analizave të punimeve nga argjendi –Metoda e titrimit sipas Volhardit, me saktësi dhe rezultatatëve të larta. Tani në kuadër AMK-së në Prishtinë vepron Sektori i metaleve të çmuara me Laboratorin në Prishtinë dhe Laboratorin në Prizren në të cilat kryen egzaminimi dhe shenjimi e punimeve nga metalet e çmuara sipas ligjit Ligji NR. 08/L-029, për punimet nga metalet e çmuara. Termi- punimet nga metalet e çmuara nënkupton metalet e platinit (siç janë paladiumi, iridiumi, rodiumi, ruteniumi dhe osmiumi), ari dhe argjendi. Në sektorin e metaleve të çmuara kryen këto detyra: Egzaminimi i punimeve nga metalet e çmuara - përcaktimi i shkallës së pastërtisë, përbërjes dhe përmbajtjes së metaleve tjera në punime si dhe shenjimi i atyre me shenjën shtetërore. Analizat kimiko kuantitative të aliazheve nga të cilat janë punuar punime nga metalet e çmuara. Kryen mbikqyrjën mbi rregullsinë e punimeve nga metalet e çmuara të vendosura në qarkullim. Përcakton rregullat dhe obligimet prodhuesit, importuesit dhe shitëseve të cilët merren me prodhimin, importimin dhe shitjen e punimeve nga metalet e çmuara Kryen ekspertiza për organet e shtetit( gjykatë, polici, doganë dhe të tjera) Në Laboratoret e metaleve të çmuara egzaminohen aliazhet e metaleve të çmuara me anë të metodave bashkohore të sakta dhe të shpejta. Laboratoriumi është i paisur me paisjet për egzaminim të shpejt- egzaminimi preliminar, metoda egzaminimit në gur dhe metoda XRF –Spektrometri si dhe me paisjet pë analizat Kimiko kuantitative sipas ISO standardit: - Analiza Kimiko kuantitative për aliazhe nga ari-Metoda Kupelimit sipas SK ISO 11426 lab. Prizren - Analiza Kimiko kuantitative për aliazhe nga argjendi Titrimi potenciometrik sipas SK ISO 13756-Lab. Prishtinë Punimet të cilat pas egzaminimit vertetohen që e kan pastërti të definuar sipas ligjit për punime nga metalet e çmuara Ligji 08/L-029 neni 6 ,shenjohen me shenjën e shtetrore të përcaktuar me Udhëzimin Administrativ nr.07/2022 “Për mënyrën e kontrollimit dhe shënjimit të punimeve nga metalet e çmuara” neni 9 dhe neni 10. Punimet nga metalet e çmuara mund të vendosen në shitje vetëm nëse janë të shenjuara me - shenjën e pastërtisë(e përcaktuar me U.A Nr 07/2022 -shenjën e prodhuesit -shenjën shtetërore Nga Viti i 2013 dukshëm është rritur egzaminimi dhe shenjimi i punimeve nga metalet e çmuara në krahasim me vitet e mëparshme. Laboratoriumi i metaleve të çmuara nga viti 2014 ka marë pjesë në Ndërkrahasime Laboratorike të organizuara nga IMBIH-Sarajeva dhe MIRS-i nga Slovenia dhe kemi arritur rezultate të kënaqshme.